ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 21 minutes ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 23 minutes ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 25 minutes ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 27 minutes ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 29 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rama “pranon” se mbylli TikTok-un, por jo dhunën. Dështim që ekspozoi censurën

albnews by albnews
19 December, 2025
in Albania
0
Rama “pranon” se mbylli TikTok-un, por jo dhunën. Dështim që ekspozoi censurën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të TikTok, deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë për POLITICO, duke u shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e arritur me platformën e rrjeteve sociale, pavarësisht se problematika e dhunës mes të miturve ka vijuar edhe pas mbylljes së saj.

Rama tha se pas takimeve “konstruktive” me drejtuesit e TikTok, qeveria shqiptare ka ndërtuar një partneritet dhe se shumë shpejt do t’ua prezantojë shqiptarëve planin e ri të bashkëpunimit.

RelatedPosts

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi krijuar një partneritet dhe shpresoj që në javët ose muajt e ardhshëm t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç premtuam”, u shpreh Rama.

Megjithatë, pavarësisht vlerësimit pozitiv të Ramës, ndalimi i TikTok nuk ka prodhuar efektet e pretenduara në terren. Raportet e mediave vendase tregojnë se konfliktet, sherret dhe dhuna mes të miturve, përfshirë raste që kanë degraduar deri në ngjarje fatale, kanë vijuar edhe pas bllokimit të platformës, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin real të masës.

Shqipëria vendosi ndalimin e TikTok në mars 2025, pas rreth një viti bisedimesh me kompaninë, me argumentin e mbrojtjes së të miturve nga abuzimi online dhe dhuna dixhitale. Vendimi u mor pas një sërë ngjarjesh të rënda, përfshirë vetëvrasje të dyshuara të lidhura me ngacmimet online dhe vrasjen me thikë të një 14-vjeçari pas një konflikti që kishte nisur në rrjete sociale.

Ndërkohë, ndalimi u shoqërua me kritika të forta nga opozita dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat e konsideruan masën si censurë dhe kufizim të shprehjes politike online, sidomos në prag të zgjedhjeve.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, i tha POLITICO në fillim të këtij viti se Rama po e përdorte ndalimin përpara zgjedhjeve të majit për të dobësuar praninë online të opozitës.

Kur u pyet nëse ndalimi ishte efektiv në frenimin e dhunës në shkolla, Rama u përgjigj: “Ka qenë efektiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje me TikTok dhe në sjelljen e disa masave mbrojtëse që nuk ekzistonin.”

Pra, edhe pse indirekt pranon se ndalimi nuk e ka zgjidhur problemin e dhunës në shkolla, Rama këmbëngul se masa ka qenë e suksesshme në krijimin e një marrëdhënieje të re me TikTok dhe në vendosjen e disa mekanizmave mbrojtës.

Kryeministri përjashton çdo mundësi që Shqipëria të ndjekë modelin e kufizimeve të rrepta për të miturit në rrjetet sociale që po diskutohen në disa vende të BE-së.

“Kjo është budallallëk. Kjo është diçka që Shqipëria nuk do ta marrë në konsideratë. Nuk funksionon”, tha ai, duke pranuar se qeveria e tij e ka shqyrtuar, por “nëse nuk keni zbulim të plotë se kush qëndron pas, gjithmonë do të jeni viktimë e sulmeve nga trollët dhe robotët”, tha kryeministri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result