Rama pret Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon edhe sot takimi mes 3 liderëve, kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’. Ka qenë i zoti i shtëpisë, Edi Rama që ka pritur në Pallatin e Brigadave Vuçiç dhe Zaev.

Rama ka qëndruar për gati 10 minuta përpara në oborrin e pallatit të Brigadave derisa kanë mbërritur të ftuarit e tij.

Më pas të tre së bashku kanë ngjitur shkallët ku kanë realizuar një foto të përbashkët. Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët në orën 09:30.

Teksa dje takimi i parë u mbajt në Elbasan, dita e sotme do të jetë më intensive me takime dhe konferencë për shtyp të tre zyrtarëve të lartë.

Share This Article