Rama prezanton aplikacionin ku mund të denonconi krimet mjedisore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama këtë të premte e ka nisur me prezantimin e një aplikacioni të ri për të  denoncuar krimet mjedisore.

Gjatë kohës kur është nisur një aksion ndaj krimeve mjedisore kreu i qeverisë ka prezantuar për të gjithë qytetarët aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, ku nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin, duke mbetur anonim ose jo.

Mirmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten“, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F456493775883886%2F&show_text=0&width=560
Share This Article