Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të ngrihen dhe t’i kthejnë kurrizin, në shenjë proteste kundër tij.

“Më mirë shpina se sa fytyra juaj”, u tha Rama deputetëve opozitarë

Më pas ai iu drejtua deputetit të PD, Flamur Noka. “Dëgjova që akuzove kryetarin e Kuvendit (Niko Peleshin) për besnikëri të verbër ndaj kryetarit të partisë. Për këtë ty nuk ta merr kush. Madje duhet të quhesh Besnik Falmur Noka”, i tha Rama.

“Në Shqipëri krahasohesh vetëm me Shefqet Peçin, ndërsa në botë je “rrotë më rrotë” me Lei Feng”.

Në këtë moment, Flamur Noka u kthye dhe iu përgjigj: “Më mirë me Lei Feng se sa me Escobar-in”.

Share This Article