Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, priti sot në Pallatin Élysée në Paris, Kryeministrin Edi Rama.
Kryeministri Rama ndodhet në Paris me ftesë të Presidentit Macron.
“Pallati Élysée, Paris, i ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë”, tha Rama.
Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre.
Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin./ATSH/