Rama: Problemi në industrinë e turizmit, krahu i punës! Nevojitet zgjerimi i hapësirës për t’i kërkuar përtej kufijve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mungesa e krahut të punës është një problem serioz në sektorin e turizmit. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, sportive dhe të traditës dhe aplikacionin e tij TEA (Tourism Events of Albania).

Sipas Ramës, kërkesa për punonjës, qoftë të kualifikuar apo të pakualifikuar, është e madhe, duke theksuar se për të zgjidhur këtë problematikë nevojitet zgjerim i hapësirës për të marrë punonjës edhe jashtë Shqipërisë.

Ndalur te pagat, Rama u shpreh se në këtë industri rrogat janë shumë konkurruese, teksa shtoi se do të përmirësohen akoma edhe më shumë.

Problemi në industrinë e turizmit është krahu i punës. Ka shumë kërkesë nga industria për punonjës që nga ata më të pakualifikuar te ata më të kualifikuar dhe ka gjithnjë nevojë për të zgjeruar hapësirën e kërkesës përtej kufijve të Shqipërisë sepse ky është një problem gjithnjë e më serioz. Pagat në këtë industri janë shumë konkurruese dhe do të bëhen gjithmonë e më konkurruese edhe me industrinë turistike në Rajon”, u shpreh Rama.

Share This Article