Rama propozon ish-zëvendësdrejtoreshën e AKI-së në Kosovë si drejtuese të Shërbimit Informativ në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që ka pasur sot me presidentin e vendit, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se i pa propozuar presidentit emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e re e Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri.

Hyseni është shtetase kosovare e njohur si ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ajo është shkarkuar nga ky post në vitin 2021. Hyseni ka qenë edhe këshilltare e Ramës së fundmi.

 “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.

Share This Article