Rama: Protesta s’ishte as e madhe, as e denjë, thjesht e turpshme për PD – LSI

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi protestuesit para selisë së Partisë Demokratike ku deklaroi se kjo ishte protesta më e madhe e opozitës, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë me anë të një postimi në Twitter ka ironizuar fjalimin e Bashës, ndërsa shkrimin e tij e ka shoqëruar me një foto të një polici që ka mbetur i plagosur në protestë dhe që po merr ndërhyrjen mjekësore.

Postimi i plotë:

“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD – LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30 qershor”.

Share This Article