Kryeministri Edi Rama foli për media pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste. I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Rama tha se PS e ka bërë të qartë që e ka koalicionin me njerëzit.
Sa i përket koalicionit opozitar, kryeministri u shpreh se po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.
“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem ku çdo parti garon me simbolin e saj dhe me skuadrën e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe në një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë, që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit. Kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Sigurisht e mirëkuptoj pyetjen, duke parë se cfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm.
Nuk e kam dëgjuar propozimin por kur bëhet fjala për zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë bërë bashkarisht dhe çdo propozim i arsyeshëm është i mirëseardhur. Bën sens dhe do trajtohet me seriozitetin e duhur që palët të ndihen të barabarta.Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të gjithëve., Meta nuk është në lartësinë e detyrës por nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Një president që flet me gjuhë rruge do e dënojnë të gjithë ”, tha Rama.