Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza kundër opozitës dhe Presidentit, duke i cilësuar si një ‘çetë karagjozësh’ që bëjnë politikë me vdekjen dhe Covid. Në konferencë përballë gazetarëve, madje Rama e konsideroi politikën e opozitës si një ‘por**ë’.
Deklarata e Ramës:
Pse nuk i ndalon infektimet Gjermania me formulën e Lulzim derdimenit, dhe Ilir Kushit. Pse nuk i ndalon infeksionet Gjermania që ka qeverisje ekselente. Pse del kancelarja dhe thotë që gjurmimi ka hasur në vështirësi dhe thotë që nuk e ndjekim më dot zinxhirin e infeksionit. Pse del presidenti francez duke pohuar që ka dalë jashtë kontrollit? Pse Sllovakia që u angazhua në një program testimi nuk e ka ndaluar rritjen e infeksioneve? Pse? Po vjedhin me PPP të gjithë? Është tallje poshtëruese për politikën. Është lehaqenie që kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz që janë për të dhënë alternativa serioze, përbën krim. Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra. Me sajesa e fabrikime. Janë të humbur dhe të marrë fund, prandaj nuk gjejnë dot fund. Janë futur vetë në atë qorrsokak. Çetë karagjozësh, njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë infeksionin, tjetra thotë shkoni në kisha e xhamia se nuk ka COVID, pa folur për atë të pakallurin e Lalëzit që vazhdon me çmenduritë e veta. Vetëm dje në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri deri tani. Ça do të thotë kjo? Ça është kjo gjuhë? Kjo marrëzi, kjo flamë? Gjithë politika e tyre është një ‘PPPPPPP’, e shoqëruar me ‘O’ të fortë, me një ‘RRRRR’, një ‘Dh’ dhe një ‘ëëëë’ në fund. Ndihmoni njerëzit dhe popullin, e vendin. Boll me ta. Raportoni në këtë situatë kaotike, ku problemi me informacionin. Prandaj e kemi thënë që është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i referohen fakteve dhe shifrave zyrtare. Sikur ka rënë COVID vetëm në Shqipëri. Pastaj aq shumë fiksohet në drejtimin e gabuar sa edhe kur ia tregon spitalin nga brenda e quajnë film. Ndërkohë filmat me dokrra i marrin si të vërteta. E keqja ka më shumë impakt se e mira.