Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në DRSHTRR Durrës, që janë drejt përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional.

“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale”, shkruan Rama.

FOTOT/ Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR
Share This Article