Rama publikon videon me Agaçin: Ky është ai që u shpall në arrati, teksa ishte në fije të perit në reanimacion pas operacionit në zemër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin. Duke ironizuar deklaratat e opozitës lidhur me “zhdukjen” e Agaçit, Rama thotë se u shpall në arrati, teksa ishte në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.

“Përshëndetje, ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen”, shprehet Agaçi në video, ndërsa Rama i pret fjalën duke i thënë se ata që nuk e mbështetën e marrin përgjigjen në 11 maj. 

POSTIMI I RAMËS: 

Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/4011346232466924

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar disa ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një denoncim ka ngritur pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm. Berisha tha se agjentët e BKH kishin sekuestruar laptopin e Agaçit në zyrën e tij në kryeministri dhe kjo e kishte detyruar të arratisej nga frika e arrestimit.

Share This Article