Rama reagoi Metës: Çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar e president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të Presidentit Ilir Meta, duke e pyetur se “çfarë borxhi të ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?”.

Në një reagim Kryeministri Rama, shprehet se “Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake”.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili në një mesazh drejtuar asamblesë së PS-së u shpreh se “kryeministri Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste”.

Share This Article