Rama reagon për ftesat nga Specialja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ftesat që po u bëhen ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, nuk e ka përmendur as edhe një emër të vetëm.

Rama, mbetet i vetmi lider shtetëror që s’pati reagim për dorëheqjen e homologut të tij kosovar nga kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama në Twitter.

Dje kreu i Qeverisë kosovare dha dorëheqje nga pozita për shkak të ftesës që iu bë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Ftesë nga Gjykata Speciale dje morën edhe ish-shefi i Shtabit të UÇK-së Bislim Zyrapi, e u përmendën edhe shumë ish-eprorë tjerë por të cilët s’kanë konfirmuar ende asgjë. Ndërkaq sot, ftesë mori ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-zëdhënës, Jakup Krasniqi.

Share This Article