Rama refuzon apelin e Varhelyi: Kodi zgjedhor do votohet pa humbur kohë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama ka refuzuar apelin e eurokomisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi, në lidhje me votimin e kodit të ri zgjedhor, i kthyer në kuvend pak ditë më parë përmes një dekreti të Presidentit.

Në lidhje me vendimin e Metës për ta dërguar çështjen në Venecia, Rama shprehet se një opinion i komisionit është i mirëseardhur, porse refuzimi i Presidentit (dekreti) do të kalojë në parlament dhe kuvendi do të rishprehet pa humbur asnjë ditë kohë.

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”, tha Rama.

Share This Article