Kryeministri Edi Rama refuzon titullin “Qytetar Nderi” që bashkia e Dibrës i ka akorduar kreut të qeverisë.
Përmes një njoftimi zyra e shtypit e Kryeministrit thotë se kryeministri do të mbetet gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë.
“Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber.”