Rama rivendos kërpudhën para kryeministrisë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tani që opozita lufton vetëm me deklarata, kryeministri, Edi Rama ka vendosur të rikthejë në parkun para kryeministrisë veprën e Carsten Höller, “Kërpudhën” që u shkatërrua pas protestave të opozitës. Përpos imponimit të shijeve të tij artistike ky veprim ka edhe një domethëniie jo të vogël nga ana e kryeministrit: Ai shpreh njëkohësisht triumfin e vendosjes së normalitetit dhe mposhtjen e manifestimeve të dhunshme kundër regjimit të tij.

Kur protestuesit opozitarë e shkatërruan këtë vepër arti në 16 shkurt 2019, si simbol të prishjes së imazhit të diktatorit që donte të shitej si artist, gjëja e parë që bëri kryeministri ishte ti shkruante autorit të veprës: “Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria, këta s’janë shqiptarët”.

Rreth një vit më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”.

kerpudha kryeministria instalacion7
Foto e realizuar sot nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume

Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”. “Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

Sot një vit e gjysëm më pas kërpudha po vendoset sërish duke instaluar sëbashku me shijet personale edhe idenë se Rama nuk ka ndërmend të lëvizë me asnjë mjet nga godina që e ka stiluar sipas shijeve të tij.

Share This Article