Rama: Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë lartësohet Ibrahim Rugova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, përmes rubrikës “Liria ka emër”, ndërsa ndau një foto të Ibrahim Rugovës.

Sot u përkujtua 14-vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit të parë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova (1944-2006).

Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues.

Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004. Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: Çmimi për Paqen i Fondacionit “Paul Litzer”, në Danimarkë (1995); Çmimi për Paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”.

Pas vdekjes ai u dekorua me “Urdhrin e Famurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu. Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë më 21 janar 2006.

Share This Article