Rama sërish avokat i Beogradit: Nuk duhet të sillemi keq me Serbinë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama avokatinë për Serbinë dhe mikun e tij, Aleksandar Vuçiç duket se e ka punë parësore.

Në një postim në Twitter, kryeministri ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë, pasi deputetët e Listës Serbe, me urdhër të Beogradit dorëzuan mandatet.

Rama thotë se me Serbinë duhet të ketë dialog të palodhur, ndërsa e sheh këtë si mundësi për të mos humbur aleatët.

Edhe pse Kosova nuk po bën asgjë të kundraligjshme, përveçse po shtrin ndikimin e ligjit në përputhje me reciprocitetin në çdo pjesë të territorit.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, thotë Rama.

Mëngjesin e sotëm dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre për shkak të vendimit për targat nga qeveria e Kosovës.

Share This Article