Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës pas situatës së mbrëmshme ku u sulmua KZAZ-ja nr 6 si dhe punonjësit e policisë.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore”, njofton Rama.

Më tej kreu i qeverisë njofton se kush ndjek shembullin e tij, do ketë të njëjtin fat.

Kryeministri Rama në Twitter:

Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë👊

Share This Article