Rama shkrin Ministrinë e Diasporës, ngelet në mes të rrugës projekti për votën e emigrantëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse Pandeli Majko u zotua se e kishte çuar gati në përfundim procesin për të arritur votën e emigrantëve, me prezantimin e sotëm, u mësua se Ministria e Shtetit për Diasporën është reduktuar. Majko largohet nga qeveria duke u mjaftuar me postin e kandidatit për kryesinë e PS. Bashkë me Majkon u larguan nga kabineti edhe 5 emra të tjerë.

Të larguarit nga qeveria: 

Blendi Klosi largohet nga posti i ministrit të turizmit

Anila Denaj largohet nga posti i ministers së financave

Pandeli Majko- ikën pasi reduktohet ministria  e shtetit për Diasporën

Erion Braçe– zv kryeministër

Etilda Gjonaj-ministre drejtësie

Eduard Shalsi– ish-ministër shteti për sipërmarrjen.

Ajo që ishte një nga kartat kryesore me të cilat Partia Socialsiste mori pushtetin, siç është vota e emigrantëve është lënë jashtë vëmendjes në mandatin e tretë ku premtohet se do të arrihet maja.

Share This Article