Rama: Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë marrë të gjitha masat për përballje me të në rast se shënohet ndonjë rast, duke shtuar se ky virus është kërcënim për gjithë botën.

Ai tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e njerëzve që hapin lajme të rreme.

“Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë në gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi të gatshëm ta përballim me organizim dhe profesionalizëm të lartë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq siç raportohet nga mediat shqiptare, janë shtuar masat në kufi, sidomos në aeroportin e Rinasit dhe portet që lidhin Shqipërinë me Italinë.

Share This Article