ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 3 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 3 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 3 hours ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 4 hours ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Shqipëria partner i besueshëm i BE-së

albnews by albnews
21 May, 2019
in Albania
0
Rama: Shqipëria partner i besueshëm i BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në ceremoninë e nisjes së misionit të FRONTEX në Shqipëri,
kryeministri Edi Rama tha se ky është një element i qartë, por edhe shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë.

“Kjo është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Evropën. Arsyeja tjetër është personale.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Për faktin se këtu sot jam me një mik, që në disa role ka treguar me vepra dhe jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht, Dhimitri Avramopoulos, pa të cilin që edhe ky projekt i rëndësishëm, që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më të ishte realizuar. Unë do të doja ta falënderoja komisionerin për praninë e tij dhe mbi të gjitha për dedikimin e tij ndaj një fushe, ku kur e mori detyrën mua mu duk se i kishin lënë pjesën më të minuar të të gjithë interesave të KE-së, por sot mund të thuhet se është bërë një progres i madh. Falë jush dhe përmes jush , ne do të jemi në gjendje t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore”, tha Rama.

Rama shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitete për të ruajtur kufijtë dhe të përballojë njëherësh edhe fluksin migrator, që vjen nga vendet e treta.

“Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë kufijtë e jashtëm përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta. Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me vitin 2017. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë nuk shihen si rrezik apo problem, për arsye të traditës sonë. Nuk janë dëgjuar klithma për shkak të prirjeve të vendeve të tjera, por ky vend ka treguar se gjysmë milioni emigrantë lufte pa i kërkuar askujt asnjë gjë, Jemi këtu dhe jemi shumë më mirë seç ishim në atë kohë dhe kemi ndërkohë të shënuar në histori që jemi të gjithë krenarë për këtë faqe të historisë. Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë me më shumë hebrenj pas luftës sesa para luftës”-tha kryeministri.

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result