Para se të mbledhë qeverinë, kryeministri Edi Rama në faqen e tij në facebook u dha përgjigje pyetjeve të disa qytetarëve lidhur me atë që është çështja kryesore e momentit, rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike.
Kryeministri Rama nënvizoi se vendi ynë nuk prodhon në vend të gjithë energjinë që konsumon por vetëm një pjesë të saj prandaj Shqipëria preket detyrimisht nga kriza energjitike përderisa del ne tregjet ndërkombëtare dhe blen energji jashtë vendit, e cila është e gjitha e lidhur me bursën dhe çmimi i energjisë në bursë është i njëjtë për të gjithë.
Rama: Shqipëria është e varur njësoj si gjithë vendet e tjera nga çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar.
Por ndërsa kjo valë e re çmimesh nuk përkon me pagat që marrin qytetarët shqiptarë, Rama ka këtë përgjigje.
Rama: Sikur rrogat të ngriheshin me sustë dhe jo me punë të mundimshme dhe durim të mëdha, vende të pasura si Gjermania e Franca do ti kishin bërë nga 20 mijë euro. Rrogat nuk rriten sipas dëshirës por sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike të vendit. I kemi rritur dhe do të vazhdojmë ti rrisim ato paralelisht me rritjen e këtyre kapaciteteve.
Krahasimi me vendet e tjera në rastin e energjisë vlen shumë, sipas Ramës, pasi si Spanja, si Italia, ashtu dhe Shqipëria energjinë e blejnë me të njëjtin çmim që ka në tregjet ndërkombëtare të cilat nuk pyesin sa i kanë rrogat atje apo sa i kanë këtu. Rrogat rriten kur bëhen buxhetet e viteve pasardhëse, paga minimale vitin tjetër do të shkojë 320 mijë lekë dhe deri në fund të mandatit të paktën 380 mijë lekë, por duke bërë çmos që të arrijë 400 mijë lekë.
Shefi i qeverisë garantoi se qeveria do të mbrojë me çdo kusht konsumatorin familjar.

Rama: Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë por mundet dhe do ta mbrojmë konsummatorin familjar nga rritja e papërballueshme e tij sepse energjinë e blen dhe e shet shteti te familjet dhe ky është ndryshimi me çmimet e tjera që nuk i vendos qeveria por tregu, kërkesa dhe oferta, vetëm në diktaturat komuniste çmimet i vendos qeveria. Të gjitha familjet do të bëjmë çmos ti mbrojmë nga kjo krizë e re globale.