Rama sot dhe nesër në Beograd për “Open Balkan”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu siç ishte planifikuar, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Beograd  për takimin e radhës për “Open Balkan”.

Takimi do të mbahet sot dhe nesër, 3-4 nëntor.

Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov. Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës për Ballkanin e hapur vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021. Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në njoftimin zyrtar të sekretariatit.

“Ballkani i Hapur” është një nismë për bashkëpunim rajonal në të cilën marrin pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Share This Article