Rama sot në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të jetë në Kosovë, ku do të zhvillojë një takim njëditor. Ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, ku pritja ceremoniale do të bëhet në ora 08:50, dhe me liderë të partive.

Mbërritja e tij do të bëhet në ora 08:30.

“Ora 09:10-11:40, takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare. 10:50-11:30 takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, 11:40-12:10, takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, 12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj”, thuhet në agjendën e takimeve.

“13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.”

Share This Article