Rama sot zbulon ministrat e qeverisë së re

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Pritet që sot kryeministri Edi Rama të shpallë ministrat e qeverisë së re, të mandatit të tretë.

Ndërkohë deri më tani, Rama ka bërë të ditur se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, duke e vlerësuar këtë të fundit për punën që ka bërë.

Mbledhja do të nisë me miratimin e rendit të ditës, ndërsa fjalën më pas e merr menjëherë kryeministri Rama. Gjithashtu, sot socialistët do të zgjedhin edhe Kryesinë e re të partisë, pasi asaj aktuale i ka mbaruar mandati prej një viti.

Gjithashtu do të zgjidhen drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë. Kujtojmë se Rama ka rikonfirmuar në detyrën e tij, Taulant Ballën si sekretar të përgjithshëm.Reklamë

Rendi i ditës:

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

2.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

3. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Share This Article