Rama: Spitalet tona, asgjë më pak se spitalet nëpër Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve me Covid-19 në vend po njeh rritje javët e fundit, ndërsa është shtuar edhe numri i viktimave.

Por teksa opozita dhe jo vetëm e akuzojnë qeverinë për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, kryeministri Edi Rama mendon krejt ndryshe.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë mburret me punën e kryer deri tani.

Sipas tij, sa i përket infektimeve dhe vdekjeve Shqipëria është më e mira në rajon, ndërsa shton se spitalet tona nuk kanë asgjë më pak se ato nëpër Europë.

“Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës

Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme”, shkruan Rama në postimin e tij.

Share This Article