Rama sulmon popullin: Turp që protestoni, në Ukrainë po bëhet luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama deklaroi se i vjen turp që shqiptarët, sipas tij, janë i vetmi popull në Europë që ‘proteston për pasojat e luftës në Ukrainë’.

‘Mua sot më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës që protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë thonë se kërcimi i çmimit të naftës nuk është pasojë e luftës’, tha Rama.

‘E kemi treguar ndjeshmërinë tonë. Asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë faturën e rritjes së energjisë, por me qeverinë.

Thuajse 80% e paguan qeveria aktualisht energjinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër në Europë. Në Greqi, Itali e Kosovë është rritur çmimi i energjisë’, shtoi kryeministri.

Share This Article