Rama takim me ministren e Jashtme të Kanadasë, i tregon pikturat që mban në zyrë dhe vizitojnë piramidën e Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi të shumta nga takimi.

Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me temën e diskutimit mes tyre, por ajo që bie në sy është se kryeministri Edi Rama, veç zyrës së tij ku edhe e ka pritur në takim, i ka treguar edhe disa fotografi nga albumi që mban në Kryeministri.

Gjithashtu nga fotografitë duket se Rama dhe ministrja kanadeze kanë vizituar edhe piramidën në Tiranë.

“Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly🇦🇱🤝🇨🇦”, ka shkruar Rama.

Share This Article