Rama takim në Doha me Kryeministrin e Katarit: Bisedime për disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi i zhvilluar në rezidencën e homologut të tij, Rama shkruan se bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në projekte të rëndësishme për Shqipërinë.

Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë në Doha, numri një i qeverisë shoqërohet edhe nga Ministri i Financave, Petrit Malaj si edhe nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Share This Article