Rama takim në New York/ Pritet me protesta, me vete merr dhe kryebashkiakët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë ditën e sotme në SHBA.

Qindra qytetarë janë mbledhur në vendin ku Rama pritet të zhvilloj takimin me diasporën shqiptare në New York. Qytetarët janë parë me pankarta që përmbajnë mesazhe kundër qeverisë së Ramës.

Ndërkohë është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik.

Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Share This Article