Rama takohet me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërkohë që ndodhen në Bruksel për Samitin e NATO-s. 

Sipas mediave të huaja, të dy zyrtarët, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Të dy Kryeministrat ranë dakord që, pas zgjedhjeve në Shqipëri, të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët për referimin e caktimit të kufijve të Zonave të tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Rama falënderoi Kryeministrin për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave, të cilat u shpërndanë sot në Shqipëri.

Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar vëmendje më të madhe për Pakicën Kombëtare Grekenë Shqipëri si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit. Mitsotakis ka përgëzuar kryeministrin Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.

Share This Article