Rama takon ambasadorët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundoi rreth orës 12:30 takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të BE-së, që u mbajt në kryeministri. Takimi erdhi pasi kreu i shtetit firmosi zyrtarisht anulimin e datës së zgjedhjeve, 30 qershor. 

Mes të pranishmëve në takim ishin Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë Leyla Moses-Ones, ambasadorja gjermane Susanne Schütz dhe  ai italian Alberto Cutillo.

Takimi nisi rreth orës 11:00. Nuk dihen detaje të bisedës ndërkohë burime nga mbledhja e kryesisë PS-se bëjnë me dije se Rama ka deklaruar se vendimi i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore ka qenë i pritshëm.

Edi Rama: Asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillohet një debat shumë i gjatë parlamentar, ku do të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të presidentit.

Pritet të ketë edhe një mbledhje të KQZ-së ne oren 14:00 ku do të shqyrtohet dekreti i presidentit per anulimin e zgjedhjeve vendore te dates 30 qershor. 

Nderkohe sot pasdite Rama do të udhëtojë drejt Brukselit  dhe nesër pritet të takohet me me kreu e KE, Jean-Claude Juncker me të cilin do të ketë edhe një konferencë për median.

Share This Article