Nëpërmjet një publikimi në Instagram, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se sot është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e Marmaris.
Ky është takimi i parë për këtë vit midis Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që gjatë 2018-ës ata kanë zhvilluar disa të tilla.
Bazuar në kërkimet në faqen zyrtare të Kryeministrisë së Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar vizitë zyrtare në Turqi për herë të fundit në 29 qershor të 2016-ës. Në atë kohë, Rama u takua me të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të Turqisë, përfshirë Erdoganin, si dhe zhvilloi konferencë për shtyp me homologun Binali Yıldırım.
Ndërkohë që takime të shumta janë zhvilluar tre vitet e fundit midis Ramës dhe Erdogan, por ato kanë qenë jo-zyrtare dhe pa shumë detaje për temat që janë diskutuar.
MĂ« 22 mars tĂ« 2018-Ă«s u njoftua pĂ«r njĂ« darke pune Rama-Erdogan nĂ« rezidencĂ«n nĂ« Stamboll dhe Ambasada shqiptare nĂ« Ankara deklaroi shkurtimisht se nĂ« dy liderĂ«t kishin diskutuar pĂ«r aeroportin e VlorĂ«s dhe âAir Albaniaâ.
Më 9 korrik të të njëjtit vit, Rama u nis sërish drejt Turqisë për të marrë pjesë në betimin e Erdoganit si president i vendit.
Rreth 6 muaj mĂ« vonĂ«, mĂ« 8 dhjetor, kur ShqipĂ«ria ishte nĂ« âethetâ e protestĂ«s masive studentore, mediat turke raportuan pĂ«r njĂ« vizitĂ« âblicâ tĂ« RamĂ«s te Erdogan. AsnjĂ« informacion nuk u dha pĂ«r kĂ«tĂ« takim.
Edhe në takimin sotëm Rama-Erdogan është ndjekur e njëjta praktikë, ai nuk ishte zyrtar, nuk ishte lajmëruar më parë dhe nuk ka detaje për çfarë është diskutuar./TCh/