Rama takon Këshilltarin e Trump për Sigurinë Kombëtare, O’Brien

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.

Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga takimi ku thekson se, “në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, pas një bashkëbisedimi mbi të gjitha temat e interesit të përbashkët”.

Ndërsa në njoftimin e Këshillit për Sigurinë Kombëtare thuhet se, “O’Brien ishte i nderuar të takohej me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ditën e djeshme. SHBA dhe Shqipëria ndajnë një angazhim të palëkundur dhe afatgjatë për të promovuar stabilitetin rajonal, përfshirë këtu përgjegjësinë për rritjen e fuqisë së NATO- s dhe luftën kundër aktiviteteve malinje të Iranit”.

Share This Article