Rama takon ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi sot në Mynih një takim me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, me të cilin bisedoi për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet ditën e hënë në Bruksel.

Më herët sot në Mynih, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim edhe me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me të cilin bisedoi për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve, ku Kanadaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Gjatë takimit Rama u shpreh se “jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre”.

Kryeministri Edi Rama u takua në Mynih, edhe me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah.

Kreu i qeverisë ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë, ku janë të pranishëm krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime dhe me pjesëmarrës të tjerë të nivelit të lartë.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih marrin pjesë zyrtarë të nivelit të lartë, si presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell./ATSH/

Share This Article