Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi, transmeton Vijesti me seli në Podgoricë.
Sipas të përditshmes malazeze, kryeministri Rama u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, kryesuesi i Listës Shqiptare.
Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” takimin me Ramën, por nuk deshi të japë detaje.
“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha ai.
Burimet e “Vijesti” pretendojnë se temë e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.
Ndryshe, kryeministri Rama e ka mbështetur Milo Gjukanoviç dhe partinë e tij DPS në fushatën zgjedhore.