Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet edhe me sekretarin e shtetit Mike Pompeo. Departamenti i Shtetit njoftoi se takimi midis Ramës dhe Popmeo do të zhvillohet në orën 13:00 lokale (19:00 shqiptare).
Si kryeministër i Shqipërisë, Rama do të jetë pjesë e diskutimeve në Këshillin Atlantik. Pas vendimit zhgënjyes të vitit 2019 të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Rama do të detajojë përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me BE dhe bashkësinë më të madhe transatlantike, përfshirë rolin e tij si kryesues i OSBE.