Rama të premten në Britani/ A po vjen KM për të dhënë burgjet shqiptare me qera ?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e premte kryeministri Edi Rama do të jetë në Angli ku pritet të ketë takim me homologun e tij Rishi Sunak.

Sipas informacioneve te siguruara nga ALBUK TV, Shqipëria eshte një nga vendet e para me te cilat po diskutohet të transferohen të burgosurit britanik.

Britani do të marrë burgje me qera në shtete të tjetra, një nga vendet është Shqipëria

Të burgosurit do të dërgohen në qelitë me qira jashtë shtetit mes krizës së mbipopullimit
Alex Chalk, Sekretari i Drejtësisë, njofton lëvizjen pasi nuk ka pothuajse asnjë vend në Britani për më shumë të burgosur.

Në fokus pritet të jetë edhe çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri. Sipas marrëveshjes së dakordësuar më herët.

Kujtojmë se Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe më 23 mars, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak.

“Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë” ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike.

Share This Article