Kryeministri Rama inspektoi punimet në aeroportin e Kukësit sëbashku me Ministren e Infrastrukturës Belinda Blluku dhe kryebashkiakun Safet Gjici.
Gjatë bisedës ndërsa inspektonin punimet, u tha se ky aeroport në përfundim do të punësojë rreth 12 mijë persona, vetëm 1500 do të punësohen në terminal. Më tej gjatë bisedës me kryebashkiakun Gjici,
Rama tha se mezi pret të ulë në këtë aeroport të gjithë kuksianët që janë në Londër.