Rama: Teksa po fillojmë të hapemi duhet të kemi kujdes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me anë të një komunikimi live për qytetarët Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se në këtë periudhë, Shqipëria ka ngritur operacionin më të madh humanitar në 30 vite.

Rama tha po ashtu se  qytetarëve do t’u kthehen pas patentat e bllokuara, ndërkohë që nga java tjetër – theksoi ai – do të nisim të gjithë si të barabartë.

“Po mos kishim bërë gjithçka çfarë kemi bërë deri këtu dua ta them se teksa po fillojmë të hapemi nëse nuk do kemi kujdes gjithçka do përmbyset.

Armiku i padukshëm është i gatshëm që të përfitojnë edhe nga gabimi më i vogël i dikujt.

Ka disa tipa që nuk ndryshojnë asnjëherë sepse nuk i lë mllefi apo vetë dija e gabuar. Këta tipa qofshin ngelsa me profil fals në facebook apo qofshin analistë me profil të lartë në skype, u hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë.

Deri më dje ishte i vetmi kod penal pa asnjë rresht për një situatë epidemie.” tha kryeministri Rama./TCH/

Share This Article