Rama thirrje deputetëve: Mos u bëni agjentë të Covid-19, votoni Kodin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Mos u bëni agjent të Covid-19, votoni Kodin!”, kështu u tha kryeministri Edi Rama deputetëve në parlament për të votuar ndryshimet në kodin penal.

Rama paralajmëroi masa edhe më shtrënguese javët në vijim për të gjithë ata persona që shkelin masat kundër koronavirusit, duke u bërë të rrezikshëm për shoqërinë në përgjithësi.

“Në javët në vijim do shtrëngojmë masat për ata që nga hapja do të sjellin përhapje të virusit. Mjafton që ata të jenë 100 veta për të na mbyllur prapë brenda, dhe atëherë as qese s’ka. Kjo duhet parë si luftë e përbashkët, sepse e tillë është. Ky rrezik nuk pyet fare, as kush je, as sa i gjatë je, as sa democrat apo socialist je, as sa i zgjuar apo budalla je, por të kap dhe kaq. Për këtë të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mos ushqejnë popullin me mllef, tenderi këtu e tenderi atje. Tendera sekretë, nuk ka tendera sekretë në Shqipëri, asnjë, janë procedura të përshpejtuara siç e parashikon ligji.

Prandaj, ju bëj thirrje mos bashkëpunoni me COVID, votoni Kodin, mos u bëni agjentë të COVID në Parlament, votoni kodin, mos votoni kundër, duke bërë atë që COVID pret, që të ketë hapësirë dhe të shkojë t’iu hipi në kurrizë ata që shkelin rregullat dhe t’i kthejë në transportues të bombave të veta. Çfarë bën bomba më shumë, sesa vret njerëz. Ndryshimi është se bombën ta hedh armiku me avion nga larg, ndërsa këto lloj bombash i transporton ti që je i papërgjegjshëm, i pavetëdijshëm, një dokrraxhi dhe dënglaxhi. Armikut i shërbehet ose se të korrupton, ose se je budalla”, tha Rama.

Share This Article