Connect with us

Albania

Rama thirrje të rinjve: Mos dilni nga shtëpia, jua premtova internetin, ja çfarë do sigurohet

Published

on

Kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin se fjalës se tij sot tek te rinjtë dhe u ka bërë apel të atyre dhe fëmijëve që të mos dalin nga shtëpitë në oraret e lejuara, për të të luajtur në lagje.

Sipas Ramës në këtë mënyrë ata po rrezikojnë jetën e prindërve  dhe gjyshërve.

“Shifrat janë pak, shumë pak por mjaft që të na bëjnë gjëmën e ta bëjnë këtë luftë tragjedi me përmasa të paimagjinueshme“.

Duke iu referuar shifrave të të rinjve te prekur ne SHBA, Rama dha edhe lajmin e mirë për ata, për përdorimin e  internetit.

Advertisement

“Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri 45 vjeç, e jo pak prej tyre rëndë, e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm.

Ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë studentë që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 16:00  e 18:00  të mos lëvizin nga shtëpia për asnjë arsye se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen, por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.

Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të policisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa shërbim”.

Advertisement

Ja mundesite qe shpjegoi kryeministri

“Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë online e kur po bëhet përpjekje e madhe për të mos ndërprerë mësimdhënien për nxënësit përmes AKEP kemi inkurajuar operatorët, sipërmarrësit, ata në rrjetet e shërbimeve elektronike të ofrojnë mundësi shfrytëzimi maksimal e cilësor të internetit me kushte të favorshme financiarisht duke pasur në vëmendje mbarëvajtjen teknike.

Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit, ofertat që do jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020

Advertisement

Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore
Akses falas në internet në cdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim
Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të cdo moshë 60% më lirë se oferta normale
Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor

Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending