Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin sa më shpejt konfliktin “absurd” mes tyre, para se Bashkimi Evropian, siç tha ai, “të ndërmarrë masa të forta ndaj tyre”.
“Bashkimi Evropian nuk mund të ishte më i qartë se kaq! Të vazhdosh “joplanin” absurd duke vendosur policë për të mbrojtur godinat bosh që kanë zgjedhur zyrtarë që nuk hyjnë dot aty, dhe në anën tjetër, dislokimi i trupave ushtarake për të kënduar në kufi me shtetin tjetër është vetëdëmtues dhe ka pak lidhje me evropianizmin”, shkruan kreu i qeverisë sonë në rrjetin social.
“Shpresoj shumë që vëllezërit tanë në Kosovë dhe miqtë tanë në Serbi ta zgjidhin këtë konflikt para se BE-ja të ndërmarrë masa të forta ndaj tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë t’i vësh gishtin kokës, si shtete të përgjegjshme evropiane”, shton më tej Rama.