Rama thotë se do ta çojë në gjykatat gjermane gazetarin e “Bild”-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka vendosur që të nisë një luftë ligjore me gazetarin e gjermanes “Bild”, Peter Tiede, i cili ka publikuar materiale nga dosjet 184 dhe 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sot u publikua edhe një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Por kryeministri shqiptar thotë se do ta çojë në gjykatat gjermane gazetarin Tiede, për të parë kush ka të drejtë në këtë histori.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacenueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruan Rama./TCH/

Share This Article