Rama tregon arsyen pse s’u miratuan Lista 100% të hapura

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

36 deputetë dhe 104 të tjerë kryetari. Është kjo llogaria që del nga miratimi i hapjes së pjesshme të listave ku vetëm 1/3 e zgjedh populli dhe gjithë të tjerët kryetari i partisë.

Kjo sipas Ramës lidhet me kushtin për përfaqësimin e grave sipas raportit 1 me 3.

“Së pari ne kemi vendosur një tavan përtej të cilit nuk mund të shkohet. Listat nuk mund të jenë të mbyllura në më shumë se 1/3-ën dhe por kjo nuk do të thotë që listat nuk mund të jenë të hapura edhe 100% ama ka një gjë: duke garantuar barazinë gjinore dhe jemi realist në Shqipërinë e sotme nuk jemi në Finlandën, Gjermaninë e sotme.

Ne jemi në diskutim, do shyikojmë si mund të garantojmë përfaqësimin gjinor, duke i hapur më shuë listat sesa ajo parashikohet.

Njerëzit do duhet të kenë jo vetëm për partinë por edhe për një deputet apo deputete. Ju e dini shumë mirë ne bëjmë fushatë duke përsërit numrin. Këtu tani i bie do hyjnë shumë numra në lojë, një histori jo e lehtë në administrim. Ama ka dhe një gjë: Në marrëveshje kemi një kusht, për kuotat gjinore, 1 në 3. Nese ti vë 1:3 në një listë të hapur, është e qartë që do humbasim në përfaqësimin e grave. Kodi është aty, mund të ndryshohet prapë, pas zgjedhjeve. Është e hapur gjëja”, u shpreh kryeministri.

Share This Article