Rama tregon kur do të mund të udhëtojnë kosovarët në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se brenda këtij muaji kosovarët do të mund të udhëtojnë për në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Pressing, Rama thotë se momentalisht nuk kanë një datë të caktuar kur do të hapet kufiri, por se, ai është i sigurt se një gjë e tillë do të ndodh këtë muaj.

“Brenda majit do të hapet kufiri, ju do të mund të vini pa problem në Shqipëri”, theksoi Rama.

“Datën e saktë nuk e kam, por brenda këtij muaji mund të vini”, theksoi ai.

Kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë u mbyll në mes të muajit mars në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Share This Article