Rama tregon temat që diskutuar me kancelaren Merkel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka patur një komunikim online me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajmin e ka dhënë vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, është folur rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor si dhe nxitjen e mëtejshme të Shengenit Ballkanik.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela

#FaleminderitAngela”, shkruan Rama.

Share This Article