Rama t’u përgjigjet 5 pikave të opozitës, pastaj dialog

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Platforma me 5 pika, që i është dërguar kryeministrit Rama është një strukturë strategjike që kërkon palë nga mazhoranca dhe opozita për zgjidhjen e krizës politike”, tha sot në një prononcim për media para selisë së PD-së, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa theksoi se Rama t’u japë përgjigje pyetjeve dhe të vijë në PD.

Kryemadhi tha se “është një strukturë strategjike që thotë një palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një palë nga ndërkombëtarët. Ajo është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut. E gjithë kjo strukturë dhe ato 9 kushte dhe janë të domosdoshme”.

Në lidhje me deklaratën e një dite më parë që Kryeministri bëri “se është i gatshëm të shkojë deri në PD për zgjidhjen e krizës politike”, Kryemadhi u shpreh se ai duhet të kthejë përgjigje për platformën dhe më pas të vijë për dialog në PD.

“Duhet të nxjerrim vendin nga kriza dhe t’i japim shansin të gjithëve për një jetë më të mirë. Kemi të pashprehur Francën dhe kemi Holandën me një qëndrim të frikshëm për Shqipërinë. Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim”, tha ajo./ATSH/

Share This Article